Flash News

KRYESORE

Ballkani ‘mban frymën’, Serbia ndërpret bisedimet në Bruksel pas vrasjes së Ivanoviç, Vuçiç takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

Ballkani ‘mban frymën’, Serbia ndërpret bisedimet në

Orët dhe ditët në vijim mund të përcaktojnë shumë për të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për rrjedhojë të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Vrasja e liderit të serbëve të veriut në Kosovë, Oliver Ivanoviç, pritet të shkaktojë tensione në raportet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Efekti i parë ka qenë ndërprerja e bisedimeve mes dy shteteve në Bruksel. Mediat serbe raportojnë se delegacioni i vendit të tyre ka marrë urdhër të kthehet në Beograd, ndonëse sot ishte parashikuar një tjetër raund diskutimesh.

Ndërkohë, presidenti Alekasandar Vuçiç ka planifikuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë në orën 12:00, ndërsa në orën 13:00 do u drejtohet mediave me anë të një deklarate.

Oliver Ivanoviç ishte gjykuar më parë për disa krime të kryera në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës, por gjatë dekadës së fundit ai ndërtoi një profil të një politikani të moderuar dhe konsensual.

64 vjeçari u vra mëngjesin e sotëm, përpara zyrës së tij, në Mitrovicën e veriut.

Vrasja e Ivanovic, reagon qeveria e Kosovës: Sfidë ndaj sundimit të ligjit dhe rendit në të gjithë vendin

Të fundit