Flash News

KRYESORE

Ballkani Monitoron Financat: Projektet PPP janë korruptive në themel

Ballkani Monitoron Financat: Projektet PPP janë korruptive në themel

Mungesa e konkurrencës dhe kompleksitetit të projekteve janë dy nga shkaqet kryesore që kanë renditur projektet me koncesion Partneritet Publik-Privat (PPP) si më të favorshme për t’u cilësuar si korruptive.

Në këtë përfundim arriti organizata Ballkani Monitoron Financat publike në një raport të posaçëm për ndikimin në mjedisin ekonomik të Ballkanit të projekteve me partneritet Publik-Privat.

Sipas revistës ‘Monitor’, disa vëzhgues të organizatës kanë argumentuar madje se PPP-të janë projekte të korruptuara në thelb, sepse ato praktikisht garantojnë fitime të larta për korporatat, të cilat angazhohen të ndërtojnë me fonde publike në mënyrë jodemokratike.

“Ballkani Monitoron Financat publike” ka gjetur se, investimet me PPP janë rezultat vendimmarrjeve të korruptuara, pasi është një proces që i vë fitimet e korporatave para nevojave reale të infrastrukturës publike. Ka përvoja shumë negative me PPP-të në Mbretërinë e Bashkuar  dhe kjo ngre shqetësime se sa problematike mund të jenë këto kontrata në vende të tilla si ato të Ballkanit ku ekspertiza dhe mundësitë për ti kontrolluar këto projekte janë shumë më të ulëta.

Projektet PPP duke qenë se ofrohen dhe zbatohen nga kompanitë që i zbatojnë janë më pak të mbikëqyrura dhe të supervizuara nga ana teknike nga qeveritë si në rastin e investimeve publike klasike.

Një nga shembujt më famëkeq ka ndodhur në Skoci në 2016 ku shkollat e ndërtuara me PPP  ne Edinburg kanë nisur të shemben.  Për pasojë të 17 shkollat e ndërtuara në këtë mënyrë u mbyllen për shkak se standarti i ndërtimit nuk ishte respektuar aspak nga kontraktohet e PPP-ve.

Pas këtij incidenti, Dave Watson i sindikatës së shërbimit publik UNISON vuri në dukje se megjithëse probleme mund të ndodhin me çdo projekt ndërtimi, këto dështime janë një rrezik më i madh në PPP sepse:

Kompania e ndërtimit në PPP është edhe klienti dhe kontraktori. Ndryshe nga prokurimi konvencional, nuk ka ofrues të shërbimit publik që kryen roli mbikëqyrës i klientit gjatë ndërtimit.

Ka një nxitje që krijon ambicia për fitime për t’i mbajtur kostot minimale. Çdo kursim rrit fitimet si për kompaninë e ndërtimit. Pra, ekziston një nxitje më e fortë e kostos sesa në prokurimin konvencional.

Shumë skema PPP janë nën presion për të ulur shpenzimet në një fazë të vonë për shkak të buxhetit konsumuar.

Skemat PPP për ndërtesa të shumëfishta si shkollat ​​kanë tendencë të përdorin dizajne standarde për të mbajtur të ulta shpenzimet. Nëse një tipar i projektimit dështon, mund të ketë implikime për disa ndërtesa, jo vetëm një.

Të fundit