Flash News

KRYESORE

Ballkani Perëndimor po rikthehet në qendër të politikës ndërkombëtare, përplasje Johnson-Lavrov në Moskë

Ballkani Perëndimor po rikthehet në qendër të politikës

Ballkani Perëndimor po rikthehet në qendër të politikës ndërkombëtare dhe lëvizjet e fundit në Bruksel, Uashington, Londër dhe Moskë e konfirmojnë diçka të tillë.

Madje, rajoni ynë është një prej çështjeve që ndan thellësisht Britaninë e Madhe me Rusinë, çka u deklarua nga Sekretari  i Jashtëm, Boris Johnson me homologun rus, Sergey Lavrov.

“Pavarësisht vështirësive në marrëdhënien tonë, qoftë mbi Ukrainën, Ballkanin Perëndimor apo atë që po ndodh në hapësirën kibernetike - pajtohem me ju se është e rëndësishme të flitet për këto gjëra, të jemi të sinqertë për ta dhe të pranojmë se këto janë pengesa në marrëdhënien tonë”, u shpreh Johnson, duke iu përgjigjur kritikës së Lavrov për qëndrimin e Londrës nëse shumë ngjarje që lidhen me Rusinë.

Të dyja palët nuk dhanë më shumë detaje lidhur me ndasitë që kanë në Ballkanin Perëndimor, por Boris Johnson ka përmendur tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, ndërsa e konsideroi tragjike nivelin e marrëdhënieve të Moskës me Perëndimin. 

 

Të fundit