Flash News

KRYESORE

Balloteli sulmon PSG: Ka lojtarë të mëdhenj por nuk është ekip

Balloteli sulmon PSG: Ka lojtarë të mëdhenj por nuk

Futbollisti ‘problematik’ Mario Balloteli, ka sulmuar ekipin e PSG-së, duke thënë se ata nuk janë një ekip edhe pse kanë lojtarë shumë të mirë.

Në një intervistë për “Telefoot” ai gjithashtu tha se klubi parisien është njësoj si Guingamp, Lion apo Marseja.

“PSG është si Guingamp, dhe si çdo klub tjetër në Ligue 1. Unë nuk bëj kujdes se është PSG pasi është njësoj si Lion dhe Marseja. Sigurisht është një ekip i madh, sepse ka lojtarë të mëdhenj, por nuk janë një ekip”,  është shprehur ‘Super Mario’.

Ai gjithashtu foli edhe për brazilianin Neymar, ku nuk la pa përmendur edhe vlerësimin e tij për të, si një nga 3 lojtarët më të mirë në botë.

 “Është një nga 3 lojtarët më të mirë në botë, dhe kur një nga tre lojtarët më të mirë në botë vjen në skuadrën tënde është një arritje”, ka thënë Balloteli.

 

 

Të fundit