Flash News

KRYESORE

Balluku e sigurtë për rezultatet e zgjedhjeve në Elbasan: E marrim, se ka familjen nga Elbasani Gledi

Balluku e sigurtë për rezultatet e zgjedhjeve në Elbasan: E

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku shprehet e sigurtë që në Elbasan bashkinë do e marr PS, në një komunikim në Ëhatsapp me deputetin Sadri Vorpsi.

Në bisedën e publikuar nga A2, Balluku është i ka shkruar Vorpsit se me një kandidat si Gledi (Gledian Llatja) e fitojnë këtë bashki, pasi ky i fundit i ka prindërit nga Elbasani.

Biseda: 

Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë

Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin

Vorpsi: Po po, e di

Balluku: Dhe po e bën shumë mirë

Vorpsi: Eshtë djalë super ai

Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik

Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.

Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.

Vorpsi: E rëndësishme…

Kujtojmë që në mes të janarit Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, prezantuan Prefektin e ri të Qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja, i cili së fundmi mbante detyrën e shefit të kabinetit në Ministrinë e Energjetikës.

Kjo lëvizje e papritur e kryeministrit, vetëm pak muaj larg zgjedhjeve vendore, e bën emrin e prefektit një kandidat potencial për postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Por, sipas Ballukut, me të në krye PS do e marrë këtë bashki.

https://politiko.al/rrenjet-e-thella-te-ballukut-komplot-me-deputetin-socialist-per-kryebashkiakun-si-do-e-shkulim-nga-aty-ate-p/

Të fundit