Flash News

KRYESORE

Balluku: Gati të riatdhesojmë 2000 shtetas brenda javës

Balluku: Gati të riatdhesojmë 2000 shtetas brenda javës

Dy ditët e fundjavës që lam pas shënuan fluturimet e para për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë të mbetur jashtë vendit, që prej fillimit të këtij muaji kur u kryen gjithashtu disa fluturime për riatdhesimin. Në një intërvistë për emisionin “Open”, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballulu u shpreh se qeveria është përgatitur për të riatdhesuar 2000 persona brenda javës.

“Ka një numër të madh personash që duan të riatdhesohen. Procesi ka vështirësi  përsa iu përket  hoteleve, kërkojmë mirëkuptim. Jemi përgatitur për të kthyer rreth 2000 persona brenda javës.

Totali i ambasadave është rreth 3000 persona që kanë aplikuar. Besoj  se riatdhesimi nuk do të mbyllet me valën e dytë, pasi do ketë raste. Po i publikojmë fluturimet javë pas jave pasi nuk duam të kemi kaos. Jemi duke ekzaminuar 3 destinacione të reja, Vjenë, Bruksel dhe Amsterdam. Air Albania  është zgjedhur pasi është kompania flamur-mbajtëse”- tha Balluku.

Të fundit