Flash News

KRYESORE

Balluku inspekton punimet  te sheshi "Shqiponja": Projekti nuk është i anulueshëm

Balluku inspekton punimet  te sheshi "Shqiponja": Projekti nuk

Po vijojnë punimet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në pjesën verilindore të Unazës, konkretisht në Lotin 3.

Balluku, solli në vëmendje problematikat e evidentuara në këtë projekt, ku shpronësimet kanë qenë ato, të cilat kanë krijuar më tepër vonesa, por tashmë edhe kjo çështje ka marrë zgjidhje, duke i hapur rrugë avancimit të punimeve:

“Unaza e jashtme e qytetit të Tiranës është një nga veprat më të rëndësishme dhe nuk i përket vetëm qytetit të Tiranës, por është një vepër e rëndësishme, e cila është në funksion të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Me ecuritë e punimeve në lotet e Unazës së Re, me përfundimin e këtij segmenti këtu, me dorëzimin e segmentit tjetër të këtij kantieri dhe duke avancuar edhe me projektet e tjera që kemi, plotësojmë Unazën e jashtme të Tiranës, e cila do t’u ofrojë të gjithë qytetarëve një lëvizje të shpejtë, duke shfryrë trafikun që ne kemi brenda qytetit dhe që është problematika kryesore."

Balluku shtoi se ARRSH-ja nga sot do të jetë e detyruar që garat t’i bëjë publike dhe në transmetim të drejtpërdrejtë: “Arsyeja pse po komunikoj me ju sot që është që dua t’u japë fund aludimeve mediatike mbi projektin e ‘Unazës së Re’ . Projekti është i përmirësueshëm dhe jo i anulueshëm. Procesi i shpronësimeve është sipas ligjit. Familjet në mes të katër rrugëve qoftë edhe kur nuk e kanë një dokument nuk do të lëmë. Loti i tretë do të këtë tryezë me specialistë me Bashkinë e Tiranës. I kam kërkuar ARRSH që të përgatitë që një garë të jetë live, para kamerave dhe në sytë e publikut."

 

 

Të fundit