Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Balluku konfirmon se Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë në vjeshtë. Shqiptarëve do u merren 1.1 mld euro
Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë brenda vjeshtës së këtij viti. Është ministrja e Transportit, Belinda Balluku që deklaron për ‘Tv Scan’ se, Qeveria planifikon nënshkrimin e kontratës me kompani koncesionare brenda pak muajve dhe ky aks do të bëhet me pagesë për qytetarët e Tiranës dhe Durrësit.
“Rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre.” -tha ministrja.
Megjithatë, Balluku sqaron se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.
Kjo rrugë planifikohet të jepet me koncesion për një periudhë 30 vjeçare, dhe, sipas një komenti të bërë disa muaj më parë nga ekonomisti Besart Kadia, shqiptarët do i paguajnë kompanisë 1.1 miliard lekë për të kaluar në këtë aks që duhet të ishte ‘rrugë e brendshme’ e asaj që supozohet të jetë një njësi e vetme në të ardhmen, bashkimi i Tiranës me Durrësin.
Maksimumi i investimit të një kompanie në këtë rrugë mund të arrijë në 330 milionë euro, ndërsa fitimi do të jetë të paktën 1.1 miliard euro.
Rreth 60% e ekonomisë së Shqipërisë kryhet në aksin Tiranë-Durrës dhe përgjatë tij ndodhen fshatra dhe qendra të rëndësishme të banuara, siç është edhe bashkia e Vorës. Ky aks përshkruhet nga të paktën 50 mijë automjete në ditë, me të cilat udhëtojnë studentë apo punëtorë të ndryshëm. Gjatë fundjavës, aksit i shtohen edhe qytetarët e shumtë të Tiranës që zgjidhin Durrësin për të kaluar disa orë larg kryeqytetit.
Kjo është rruga e dytë me pagesë që planifikohet nga Qeveria e Edi Ramës, pas pagesës së vendosur në Rrugën e Kombit. Nuk duhet harruar se shqiptarët paguajnë aktualisht 180 milionë euro për taksën e qarkullimit dhe që supozohet se ka për qëllim pikërisht mirëmbajtjen e rrugëve.