Flash News

KRYESORE

Bamir Topi, akuza grupit anbti-Basha: Kur fola unë, më kritikuan, janë hipokritë!

Bamir Topi, akuza grupit anbti-Basha: Kur fola unë, më kritikuan,

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi shpërthen ndaj situatës që po kalon Partia Demokratike duke deklaruar se ajo gjendet në një fazë të degradimit të vazhdueshëm të saj.

 I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i FRD tha se situatës që po kalon kjo parti i shkon për shtat të them se aktualisht PD është në lulzim të mjeruar.

 Lidhur me grupin që ka inicuar lëvizjen për ringritjen e Partisë Demokratike, Topi tha se me përjashtim të Besnik Mustafajt që mendimet e tij i ka bërë publikë që herët, të tjerët kanë doza hipokrizie sepse nga njëra anë janë kundër kryetarit Basha dhe nga ana tjetër nuk duan ta prishin me Berishën.

“Kryetari de facto i Partisë Demokratike është ai që ka pushtetin e plotë dhe ky është Sali Berisha. Ka nga ata që besojnë në një ritkthim të Berishës në krye të PD. Jam i bindur që verdiktin e listës e ka dhënë Berisha”.

Topi risolli në kujtesë një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë kohës që ishte president kur një një debat të ashpër me Berishën tha se presidenti fliste me heshtje. “Kur unë vetëm një herë fola me heshtje në PD më kritikuan. Ja pra që u folka edhe me heshtje siç po hesht tani zoti Berisha për atë që ndodh në PD”- tha ai. Nisur nga kjo situatë Topi ka një përkufizim edhe më të rëndë për situatën në PD:  “Është një mekanizëm i amortizuar që nuk ka mundësi për transfusion”, tha ai. Bamir Topi është i dyti që dle publikisht pas Mesila Dodës, ish-deputete e PD-së e cila kritikoi këtë grup, duke pretenduar se kur fliste ajo ata iu kundërvunë dhe e shanë, ndërsa sot kërkojnë po ato gjëra që kërkonte ajo dikur.

Të fundit