Flash News

KRYESORE

Bamir Topi: Ja si mund të rrëzohet Edi Rama nga pushteti

Bamir Topi: Ja si mund të rrëzohet Edi Rama nga pushteti

Në intervistën e tij në emisionin "Kjo Javë" në Neës24, ish-presidenti Bamir Topi ka dhënë një deklaratë të fortë duke thënë se Rama mund të largohet me tryezën e Reformës Zgjedhore, që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve.

Sipas tij, përmes një reforme gjithëpërfshirëse, mund të ikë Rama nga pushteti:

"Shumë e thjeshtë. Edi Rama largohet me atë tryezë që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Një Reformë Zgjedhore gjithë përfshirëse. Një koalicion i madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve. Do të jap kaq, apo aq karrige. Rama rrëzohet vetëm në këtë mënyrë. Përndryshe duke thënë që me Gjiknurin nuk ulemi dhe shkojnë e ulen, thonë që do bëjnë ndryshim dhe nuk e bëjnë, thonë do bëjnë transparencë dhe nuk bëjnë, unë se di. Rama rrëzohet tek tavolina që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Fakti që këta e lidhin me një datë fikse, 31 maj është një gabim i madh. Në mënyrë reciproke i nxjerrin njeri -tjetrit armën e dobët."

Të fundit