Flash News

KRYESORE

Bamir Topi kritika Ramës: Pres të tregojë arsyen pse kanabizoi vendin; rrezik i madh kur gjërat nuk pranohen

Bamir Topi kritika Ramës: Pres të tregojë arsyen pse kanabizoi

Ish-presidenti, Bamir Topi ka deklaruar në emisionin Studio e Hapur se ka pritur nga kryeministri i vendit që ai të prononcohej në lidhje me kanabizimin e vendit, një fenomen i cili sipas gjykimit të tij nuk mund e nuk duhej të mohohej.

“Kam pritur që Rama të thoshte arsyen pse vendi precipitoi në këtë situatë me kanabisin. Ishte rasti i Lazaratit, por ishte i veçuar. Ndërsa tashmë fenomeni është përhapur. Sot edhe qytetari i thjeshtë e di që çfarë ka ndodhur me kanabisin në Shqipëri. Është një rrezik i madh kur gjerat nuk pranohen. Nëse nuk pranohen gjërat që janë të dukshme, atëherë çfarë bëhet me ato të tjerat”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Në lidhje me përgjimin e publikuar nga PD për vëllain e Ministrit të Brendshëm Xhafaj, ish Presidenti është shprehur se është në tagrin e prokurorisë tashmë që të zbardhë të vërtetën.

“Prokuroria duhet të dalë dhe të thotë kemi administruar një kallëzim penal, deri këtu është ecuria. Pra duhet të ketë transparencë. Koha ka treguar që Prokuroria ka qenë institucioni që është sulmuar më shumë”, tha ish-presidenti Bamir Topi.

Të fundit