Flash News

KRYESORE

Bamir Topi kritikon kryeministrin Rama: Po rëndon më shumë gjendjen e nderë institucionale në vend

Bamir Topi kritikon kryeministrin Rama: Po rëndon më shumë

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur i pakënaqur me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, tashmë Shqipëria është shndërruar në një republikë kryeministrore, jo më parlamentare, ku kreu i ekzekutivit “bën listat e deputetëve, cakton dhe emëron kryetarin e Kuvendit, komisionet parlamentare, ushtron një dominim ndaj deputetëve dhe një pushtet që asnjë nuk mund të kundërshtoj”.

Topi shtoi se sistemi politik në vend, prodhon 'diktatorë në demokraci' që rëndohet akoma më shumë nga arroganca e kryeministrit Rama. “Që po rëndon akoma më shumë gjendjen e nderë institucionale në vend”, përfundoi Topi.

Topi është aktualisht kryetar i partisë Fryma e Re Demokratike, e cila nuk ishte pjesë e zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend.

Të fundit