Flash News

KRYESORE

Bamir Topi ‘në një mendje’ me opozitën për testimet masive: Kostoja monetare do të ishte shumë e vogël para pasojave

Bamir Topi ‘në një mendje’ me opozitën për

Ish-presidenti, Bamir Topi, bie dakord me opozitën sa i takon testimeve masive për popullsinë lidhur me Covid 19.

Në një intervistë për Ora News, Topi tha se Shqipëria ka fatin të ketë një popullsi të vogël dhe testimi në masë është krejtësisht i mundur.

Për Topin, 30 milion dollarë që mund të shkojë kostoja e testimeve në masë nuk janë asgjë para pasojave që mund të sjellë mungesa e tyre në shëndet.

Me popullsinë që ka Shqipëria, 3 milion banorë, të krijon një lloj komoditeti që të fillojë testimi, duhet të fillojë. Për shans jemi pak, mundësia për ta futur në masë testimin është e mundshme. Kemi kapacitetet dhe duhet të bëjmë një llogari të thjeshtë. Në rast se një test bën 10 dollarë, 30 milion dollarë për ta vendosur popullsinë në screening nuk janë asgjë. Është çështje e vendimmarrjes. 30 milion dollarë nuk janë asgjë para shpenzimeve pa fund për gjëra të tjera që jemi mësuar ti shohim. Duhet të mendojmë njëherë si shkencëtare dhe profesioniste dhe politika duhet të vijë mbrapa”, tha Topi.

Të fundit