Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bamir Topi rrëfen incidentin dy javë para zgjedhjeve: Helikopteri i ushtrisë u ul në oborrin e shtëpisë pas krijimit të FRD-së
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi promovoi pak ditë më parë librin e tij ‘Nocturn’ me nëntitull: Kur arsyeja errësohet nga pushteti.
Në të, përshkruhet rrugëtimi politik, gërshetuar edhe me kujtime dhe qëndrime personale nga jeta e ish-politikanit të lartë të Partisë Demokratike.
Ndër të tjera, ish presidenti ka rrëfyer incidentin e ndodhur dy javë para zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013, kur një helikopteri i ushtrisë u ul në oborrin e shtëpisë së tij.
Pjesë nga libri:
Në vjeshtën e vitit 2012, pak muaj pas dorëzimit të detyrës si Presidenti i Republikës, u ftova të drejtoj një parti të re politike, Fryma e Re Demokratike (FRD), e cila brenda një periudhe të shkurtër të ekzistencës së saj, vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e politike të 23 qershorit të vitit 2013. Dalja në skenë e këtij grupi politik ngjalli besim te njerëzit dhe një shqetësim të natyrshëm te partitë e vjetra politike, në mënyrë të veçantë te Partia Demokratike. Sali Berisha po e përjetonte keq rifutjen time në politikë, për më tepër në vitin e fundit të mandatit të dytë të qeverisjes së tij dhe në vitin kur gara elektorale do të ishte tepër e vështirë për pushtetin e tij të diskretituar rëndë në publik. FRD-ja po merrte jetë në të gjithë Shqipërinë. Zyrat e saj gumëzhinin nga njerëz të të gjitha moshave, intelektualë, të rinj e të reja, kryesisht me bindje politike të djathta, të cilët ndiheshin thellësisht të zhgënjyer dhe pa shpresë se Berisha dhe klani i tij do të ndreqeshin. Aksioni dhe fokusi i betejës politike ishte qartazi kundër pushtetit despotik të Sali Berishës, i cili përveçse i përfshirë në korrupsion masiv, kishte tradhtuar përfundimisht interesat e qytetarëve, për më tepër që kishte mashtruar rëndë pronarët, të përndjekurit politikë dhe aspiruesit e shumtë të së djathtës në Shqipëri. Në daljen e parë publike pas rikthimit në politikë, e quajta misionin e kryeministrit të kohës si “Kalë Troje” brenda së djathtës, duke artikuluar akuza të rënda politike në adresë të tij, madje në numrin e parë të gazetës sonë politike ekspozuam në të gjithë faqen e parë të saj fotografinë kur Sali Berisha kishte dalë me familjarët e Enver Hoxhës në një varkë buzë liqenit të Pogradecit në vitet kur shqiptarët vuanin të izoluar pushtetin e tij. Qëllimi i betejës sonë politike ishte konkurrimi dinjitoz i FRDsë në zgjedhje dhe rrëzimi i Sali Berishës nga pushteti. Ditë pas dite, shqetësimi për të po rritej, duke bërë që përveç betejës së hapur në publik, Sali Berisha të fuste në lojë spiunët e tij në Shërbimin Informativ, që pas gushtit të vitit 2012 drejtohej nga një ushtar besnik i tij, Visho Ajazi, ish-zëvendës i Gazidedes, kur shteti ishte marrë në dorë nga shërbimet sekrete, aq sa edhe njerëzit me pushtet në qeveri ndiheshin të intimiduar. Me urdhër të tij filluan të bëheshin pjesë e strukturave politike të FRD-së, “me dëshirë” disa njerëz të Shërbimit Sekret, të cilët jepnin informacion mbi anëtarësinë dhe mbillnin përçarje te njerëzit, por pa munduar të realizonin plotësisht qëllimin e tyre diabolik. Automjete të Shërbimit, që kishin mision kushtetues të merreshin me sigurinë kombëtare, po angazhoheshin posaçërisht me “ruajtjen” e godinës ku ishin vendosur zyrat qendrore të partisë së re politike. Informacioni që vinte nga njerëz që punonin në SHISH ishte tronditës. Në të gjitha takimet mbështetësit tanë filmoheshin e fotografoheshin për t’iu nënshtruar presionit për t’u larguar me “dëshirë” ose për t’u përballur me heqjen nga puna pa motiv të gjithë njerëzve të afërt. Sipas meje, ndonëse Sali Berisha e kishte ndier rrëshqitjen e pushtetit të tij drejt humnerës, madje ishte i sigurt në ecjen e tij drejt humbjes, i druhej pjesëmarrjes në Parlament të një force alternative të së djathtës, për më tepër të disa figurave politike publike që do ta “kryqëzonin” në betejat e ardhshme politike. Duke parë efektin e pashmangshëm të FRD-së në zgjedhje, një ditë përpara se të formoheshin zyrtarisht koalicionet parazgjedhore, Sami Gjergji ishte kontaktuar nga njerëz të Berishës për të pranuar një koalicion me Partinë Demokratike. I njëjti informacion u prezantua nga nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, me të cilin kishin biseduar njerëz të rrethit familjar të kryeministrit. Diskutimet mes anëtarëve të Kryesisë së FRD-së, çuan përfundimisht në rrëzimin e ftesës për të lidhur koalicion me njeriun që donin ta shihnin të rrëzuar nga pushteti. Marrëdhëniet me të diktonin një vendimmarrje morale, mbi interesin për të pasur disa vende të sigurta në Parlament. Përgjigja “Jo”, ishte paralajmërimi i një beteje të ashpër publike në vazhdimësi. Vendimi për të dalë vetëm në zgjedhje ishte i vështirë në kushtet e një sistemi që nuk garanton zgjedhje të ndershme. Vërtet ne kishim ngjallur besim, por në të njëjtën kohë kishim stimuluar më tej egërsinë e kundërshtarëve politikë, që së pari lidhej me Sali Berishën, por nuk përjashtohej Edi Rama, i cili përveçse po shfrytëzonte këtë koniunkturë politike të favorshme për të, nuk garantonte asgjë të ligjshme për ruajtjen e votave të FRD-së, në komisionet zgjedhore të kontrolluara nga PD-PS. Ndërsa dita e zgjedhjeve afronte dhe beteja politike ishte ashpërsuar ndjeshëm, unë po zhvilloja një tur intensiv në të gjithë Shqipërinë. Për hir të së vërtetës ne po tregoheshim më të ashpër se socialistët kundër mënyrës se si kishte qeverisur Berisha, ai që po bëhej gati të dilte në opozitë.
Një ditë të diel, dy javë para zgjedhjeve, u nisëm drejt Skraparit, ku ishte parashikuar së pari një takim në Çorovodë dhe më pas rreth mesditës një takim elektoral në Poliçan.
Gjithçka kishte shkuar mirë dhe ndërkohë që po freskoheshim në një bar të qytetit, më vjen një telefonatë nga Teuta, ku dallohej menjëherë që kishte ndodhur diçka. — Bamir ku je? — Në Poliçan. Pse? — iu përgjigja i tensionuar për të marrë vesh ç’kishte ndodhur.
— E di çka ndodhur para pak minutash në oborrin e shtëpisë?
— Mos më pyet, por më thuaj shpejt! — ndërkohë që pa kuptuar kisha krijuar një lloj kurioziteti te miqtë që po më dëgjonin.
— Një helikopter i ushtrisë është ulur midis ullinjve dhe tani po ngrihet prapë! Fusha midis ullinjve është brenda mureve rrethues të oborrit të shtëpisë rrëzë malit të Dajtit dhe vetëm 20 m larg banesës, ku në kohën e uljes së helikopterit e gjithë familja ishte aty, duke përjetuar një ankth të vërtetë nga zhurma, dridhjet e të gjitha sendeve në banesë dhe nga veprimet e pakuptueshme të pilotëve të helikopterit të shoqëruar nga persona të tjerë të cilët filmonin.
Veprim i çuditshëm, pasi oborri i shtëpisë sime kishte qenë i hapur vazhdimisht për mediat, të cilat kanë pasur mundësi të filmonin gjithçka, për më tepër që unë dhe familjarët nuk e kemi vuajtur asnjëherë paranojën e filmimit të pronës që buron nga gjyshërit e mi.
— Ruaj qetësinë dhe mundohu të fiksosh sa më shumë gjëra, ndërkohë që unë po nisem menjëherë drejt Tiranës! Mos harro të njoftosh oficerin e ruajtjes së objektit, njeri i Gardës, për të shënuar gjithçka në procesverbal, — pa marrë parasysh që Sali Berisha dhe Garda e Republikës ishin e njëjta gjë! Pas kësaj bisede u nisa me shpejtësi, duke njoftuar mediat për sa kishte ndodhur.
Kur arrita në shtëpi, të gjithë konfirmonin të njëjtën gjë, uljen e helikopterit dhe terrorin e përjetuar në rezidencën e ish-presidentit, që ende konsiderohej me ligj, objekt i rëndësisë së veçantë. Përveç komunikimit me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, që më vonë u bë deputet i Partisë Demokratike, të cilit i kërkova hetim të ngjarjes, të nesërmen denoncova incidentin, ku pa dyshim theksova se prapa tij qëndronte urdhri i Sali Berishës për të bërë shantazh në familjen e ish-presidentit dhe sot kryetar i një partie politike, që ishte në opozitë me të dhe tërë arrogancën e pushtetit të tij.
Natyrisht, përgjigjet se çfarë kishte ndodhur i merrja të segmentuara, por u informova edhe nga burime konfidenciale, të cilat më vonë do të konfirmoheshin: nuk kishte asnjë lloj dyshimi, ishte aplikuar një skenar kriminal, i denjë për një film hollivudian. Rreth pesë vjet më vonë, pikërisht një ditë maji 2018, kur politika e ditës ishte në kulmin e përplasjeve dhe akuzave për konspiracion, pas një takimi privat me një përfaqësues të një organizate të certifikuar në epiqendër të Europës, ngjarja e helikopterit e qershorit 2013 rivjen, por kësaj radhe në mënyrë të përpiktë se çfarë kishte ndodhur atë ditë, cilët ishin personat e përfshirë dhe se nga kush ishin urdhëruar.
Natyrisht, për rrethana të veçanta personi që po bisedoja kishte informacion të saktë. Ish-komandanti i skuadriljes së helikopterëve të bazës së Farkës, Sokol Çuni, kishte marrë porosinë, që më vonë mori natyrën e një urdhri, që duhet të fluturonin dhe të uleshin në oborrin e rezidencës së ish-presidentit. Ndonëse kishte kërkuar arsyet dhe kishte dështuar të merrte urdhër me shkrim nga eprorët, i ishte nënshtruar një presioni te fortë psikologjik, gjendje të cilën ia rrëfeu personit që kisha tashmë në tavolinë, si të vetmit dëshmitar që sipas pilotit do të dinte ta çonte si informacion në vendin e duhur, nëse gjërat do të shkonin keq. Sidoqoftë, të urdhëruar dhe nën presion, Sokol Çuni dhe piloti i ri, Donald Hoxha, i cili do të gjente vdekjen dy vjet më vonë në një aksident ajror mbi liqenin e Shkodrës, u ngritën në fluturim vetëm me një urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, si një fluturim rutinë, në një ditë të diel, pa urdhrin me shkrim të komandantit epror Dhori Spirollari, i cili ndonëse nuk kishte kurajën ta ndalonte këtë aventurë, mbrojti veten duke mos lënë gjurmë me firmën e tij, për një fluturim ku gjërat do të komplikoheshin gjatë rrugës. Jashtë bazës së helikopterëve, pilotët do të uleshin për të marrë persona të tjerë, duke thyer çdo ligj dhe betim ushtarak, duke futur në mjetin fluturues njerëz të paautorizuar dhe për më tepër me një mision antikushtetues, si cuba të vërtetë. Flitej se njëri ishte pjesëtar i strukturave të SHIU-t (Shërbimi Informativ i Shqipërisë), një tjetër biznesmen dhe një këngëtare e njohur publikisht, e cila paguhej në borderonë e Gardës së Republikës. Sipas informacionit jozyrtar (pasi askush nuk nxirrte këmbët), pas një udhëtimi në ishull Lezhë dhe konsumit të pijeve apo narkotikëve, kthehen për të kryer misionin e përgatitur prej kohësh, i ideuar nga njeriu që e kishte katandisur ushtrinë e një vendi të NATO-s në instrument shantazhi ndaj kundërshtarëve politikë, madje kundër njeriut që zyrtarisht kishte marrë në dorë protokollin e NATO-s ditën e pranimit të Shqipërisë në Aleancë më 3 prill 2009. Duke ndier që gjërat po komplikoheshin, Dhori Spirollari kishte denoncuar fluturimin në një letër të botuar në shtyp. Pak ditë më vonë, ideatori dhe urdhëruesi, për të mbyllur si Ponc Pilati këtë skandal që mbante autorësinë me emrin e tij, gjeneralin dhe pilotin Sokol Çuni i pushuan nga detyra për t’u justifikuar rreth një skandali që mbetet si një nga më të rëndët në biografinë e skandaleve të realizuara nga Sali Berisha apo njeriu antishtet. Në të gjitha akuzat e mia publike, ky njeri nuk pati asnjëherë kurajën të fliste, duke pranuar në heshtje monstruozitetin e radhës me sjelljen e tij prej diktatori. Pas korrikut 2012, Sali Berisha kishte në kontroll të gjithë shtetin. Kjo gjë dihej botërisht, por ne kishim iluzionin që pas zgjedhjeve të 2013-s ai do të largohej nga kontrolli i institucioneve. Ende sot nuk jam i sigurt për këtë. Dikush me eksperiencë në politikë më thotë se personi në fjalë ende i ka ca falanga të kthetrave të tij te fuqia e pushtetit dhe për këtë ka gjetur edhe mirëkuptim te pasardhësi në qeveri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38