Flash News

KRYESORE

Bamir Topi, Spartak Ngjela, Paskal Milo, Koço Kokëdhima; 35 parti regjistrohen për zgjedhjet e 30 qershorit

Bamir Topi, Spartak Ngjela, Paskal Milo, Koço Kokëdhima; 35 parti

35 parti janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sot ishte afati i fundit nga KQZ për partitë për të dorëzuar kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje, ndërkohë që opozita ka vendosur të bojkotojë.

Por edhe pse PD, LSI, PR, LZHK, PDIU, PBDNJ, PAA, PDK refuzojnë të hyjnë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, të njëjtin vendim nuk e kanë marrë disa parti të tjera, që në publik pretendojnë se janë në opozitë me Qeverinë, siç është rasti i Frymës së Re Demokratike, e drejtuar nga Bamir Topi, apo Zgjidhja që drejtohet nga Koço Kokëdhima.

35 parti janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet. Disa prej tyre janë: PSD, Aleanca Kuq e Zi, FRD, Zgjidhja, Bindja Demokratike, PDS, PLD, etj.

Lista e plotë:

  1. Partia e Gjelbër - Edlir Petanaj
  2. Partia Kombëtare Konservatore Albania - Kujtim Gjuzi
  3. Partia Kristian Demokrate - Dhimitër Musliu
  4. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë - Zef Bushati
  5. Partia Socialiste e Moderuar - Gjergji Koja
  6. Partia e Unitetit Kombëtar - Idajet Beqiri
  7. Partia e Migracionit Shqiptar - Kostaq Papa
  8. Partia për Mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të Shqipërisë - Kadri Isufaj
  9. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar - Gjovalin Shqalshi
  10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare - Genci Sakaj
  11. Partia e të Drejtave të Mohuara - Ilir Vata
  12. Partia Demokracia e re Europiane - Koçi Tahiri
  13. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane - Valentino Mustaka
  14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet - Kujtim Muça
  15. Partia Ardhmëria Shqiptare - Emin Subashi
  16. Partia Minoriteti Etnik Grek për të ardhmen - Kristo Kiço
  17. Partia për Liri Demokraci dhe Etikë - Arian Galdini
  18. Partia Social Demokrate Shqiptare - Skënder Gjinushi
  19. Partia për Demokraci dhe Solidaritet - Gaqo Apostoli
  20. Partia Komuniste e Shqipërisë - Qemal Çiçollari
  21. Partia Socialiste e Shqipërisë - Edi Rama
  22. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar - Ylber valteri
  23. Partia Ora e Shqipërisë - Zef Shtjefni
  24. Partia Bashkimi Liberal Demokrat - Arjan Starvova
  25. Partia për Mbrojtjen e të Drejtat të Emigrantëve - Ymer Kurti
  26. Partia Socialpunëtore shqiptare - Ramadan Ndreka
  27. Partia Zgjidhja - Koço Kokëdhima
  28. Partia Demokracia Sociale - Paskal Milo
  29. Partia Ligj dhe Drejtësi - Spartak Ngjela
  30. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare - Krenar Rryçi
  31. Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar - Spartak Dobi
  32. Fryma e re Demokratike - Bamir Topi
  33. Aleanca Kuq e Zi - Lumturi Ratkoceri
  34. Lista e Barabartë - Endri Tafani
  35. Bindja Demokratike

Të fundit