Flash News

KRYESORE

Bandat kriminale në Shqipëri, Kryemadhi: Tahiri është viktima e radhës, u lëshua nga Rama

Bandat kriminale në Shqipëri, Kryemadhi: Tahiri është

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin “Top Story” ka deklaruar sonte se Saimir Tahiri është viktima e radhës, i lëshuar nga Edi Rama. Sipas Kryemadhit nuk qëndron problemi te Tahiri, por te fenomeni, te kanabizimi i të gjithë Shqipërisë nga bandat.

“Saimir Tahiri është vikrtima e radhës. U lëshua nga kryeministri...Nuk është çështja e Saimirit, është problemi te fenomeni. Këtu ka ndodhur një problem shumë i madh, që është abuzuar në të gjithë Shqipërinë. Ky kanabizim ra në duart e bandave. Bandat s’janë politikanë por janë kriminelë. Filloi ekspancioni. Kemi ardhur në këtë pikë pasi gjyqtarët dhe prokurorët i kemi trajtuar për orat e për çantat e shtrenjta... Po mos të kishim votuar reformën do kishim bërë një gabim shumë të madh. Jo të gjithë prokurorët dhe gjyqytarët janë të korruptuar”, u shpreh Kryemadhi teksa shtoi se është e rëndësishme të investigohen gjyqtarët, për të cilët ka dyshime.  

Të fundit