Flash News

KRYESORE

“Bandat po lajnë hesapet mes tyre”, zv/ministri i Brendshëm pranon situatën e rëndë kriminale

“Bandat po lajnë hesapet mes tyre”, zv/ministri i

“Qytetarët nuk duhet të ndihen të kërcënuar, pavarësisht se bandat lajnë hesapet njëra me tjetrë”.  Kështu u shpreh zëvendës/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në studion e emisionit ‘Opinion’, teksa mbronte punën e policisë së shtetit.

“Çdo ngjarje e rëndë është shqetësuese. Dhe për çdo ngjarje duhet të bëjmë dallimi, kemi vrasje aty për aty, kemi vrasje në familje, kemi dhe disa vrasje që janë dhe për likuidime. Qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar”, nënvizoi ai.

Gazetari Blendi Fevziu iu përgjigj duke i thënë se “policia duhet të kontrolloj dhe larjen e hesapeve”. “Sigurisht. Do të ishte e pa drejtë të themi që krimi kërcënon Shqipërinë, për të shqetësuar njerëzit. Pse? Njerëzit duhet të shqetësohen për 125 vrasje për shembull, siç ishte para disa vitesh”, përfundoi ai.

Të fundit