Flash News

KRYESORE

Banesa që u shemb sot tek ‘Liqeni i Thatë’ në Tiranë, Kryemadhi: I njoh pronarët, janë krushqi e vëllait tim

Ditën e sotme, pavarësisht kundërshtimit dhe pretendimeve të pronarëve, është shembur një banesë në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Banesa u shemb pasi autoritetet pretendojnë se ajo është ndërtuar në zonë të gjelbër dhe tashmë aty do të mbillen disa pemë.

Kjo ngjarje është komentuar edhe nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin ‘Java’ në RTSH. Kryemadhi tha se i njihte pronarët e banesës dhe se toka ishte me hipotekë.

“Normale të dukej ajo sot çfarë ndodhte tek Liqeni i Thatë që i prishej shtëpia atyre. Se unë i njoh, se janë krushqi e vëllait tim.

‘Do ta prish unë shtëpinë ty, të të nxjerr unë në rrugë se do mbjell pemë’. Në pronë të vet ai. Po kush të le ty të mbjellësh pemë tek toka ime, me hipotekë me të gjitha”, u shpreh Kryemadhi. 

Të fundit