Flash News

KRYESORE

Banka Botërore e gatshme t’i financojë projektet në Ballkan

Banka Botërore e gatshme t’i financojë projektet në Ballkan

Banka Botërore është e gatshme t’i ndajë deri në 200 milionë dollarë për projektet me të cilat do të zhvillohej transporti dhe lidhjet tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha sot zyrtarja e lartë e kësaj banke, Christina Georgieva.

“Ne jemi të gatshëm t’i financojmë projektet e tregtisë dhe transportit për t’i ndihmuar vendet e rajonit t’i largojnë pengesat që ekzistojnë tash”, tha Georgieva në tubimin ekonomik të nivelit të lartë në Sofje të Bullgarisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, liderët e Ballkanit, përfshirë kryeministrat e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe të Shqipërisë, pastaj presidentët e Kosovës dhe të Malit të Zi dhe ministrin e tregtisë së jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, janë pajtuar për hapat drejt integrimit më të thellë në Ballkanin Perëndimor dhe kanë shprehur përkushtim për përmirësim të infrastrukturës dhe lidhshmërisë së rajonit, raporton agjencia Reuters nga Sofja.

Të fundit