Flash News

KRYESORE

Banka Botërore: Pandemia e Covid-19 mund të shkaktojë varfërinë e 11 milionë njerëzve në Azi

Banka Botërore: Pandemia e Covid-19 mund të shkaktojë

Të paktën 11 milion njerëz mund të ‘zhyten’ në varfëri nga pandemia e coronavirusit, paralajmëron Banka Botërore në një raport të fundit.

Në skenarin më të keq të përshkruar nga institucioni financiar me bazë në Uashington, rajoni mund të pësojë rënien e tij më të mprehtë në më shumë se dy dekada, duke zhytur pjesën më të madhe të Azisë në një recesion të zgjatur.

Në parashikimin e rastit më të keq, ekonomia e rajonit mund të kontraktohej me 0.5%, duke krijuar potencialin për një zgjatje të krizës.

Për Kinën, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, banka parashikoi një rënie të rritjes në 2.3% në parashikimin fillestar për vitin 2020. Në rastin më të keq, për Kinën do të ulet pothuajse tërësisht në 0.1%, nga 6.1% në 2019.

Një ulje e tillë do të sjellë pasoja të thella për ekonominë globale. Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe një motor kryesor i rritjes globale, që do të thotë se çdo ndërprerje e ekonomisë së saj do të ndihet në të gjithë botën.

Të fundit