Flash News

KRYESORE

Banka jep alarmin/ Tërhiqnin para me karta të klonuara krediti, arrestohen dy rumunë

Banka jep alarmin/ Tërhiqnin para me karta të klonuara krediti,

Arrestohen dy persona me origjinë nga Rumania dhe shpallet në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se klononin karta krediti dhe tërhiqnin para prej bankomateve.

Sipas policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Në sajë të operacioni policor “Credit Card Fraud”, në fushën e krimit kibernetik u arrestuan A. B., 37 vjeç dhe C. M., 41 vjeç, të dy banues në Rumani, pas një hetimi prej dy javësh.

“Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve:

  1. B., 37 vjeç, banues në Rumani;
  2. M., 41 vjeç, banues në Rumani;

Si dhe u procedua penalisht L. C., 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani;

Shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale të paligjshme, që ka ndodhur në këto rrethana:

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe.  Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.

Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë  procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë .

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin.

Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C.M., ndërsa shtetasi L.C.,  u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale sendet e mëposhtme:

3 telefona të markave të ndryshme;

8 karta të ndryshme bankare; Një sasi parash;

Pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "“Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim”, sqaron policia.

Të fundit