Flash News

KRYESORE

Banka “Societe Generale” gjobitet 860 milionë dollarë për ryshfet dhe manipulim të normës së kredisë

Banka “Societe Generale” gjobitet 860 milionë dollarë

Banka “Societe Generale”, e cila operon edhe në Shqipëri do të paguajë më shumë se 860 milionë dollarë gjobë për ryshfet ndaj zyrtarëve libianë dhe manipulim të normës së interesit të kredisë.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në harkun kohor 2004-2009, banka franceze i pagoi 90 milionë dollarë ryshfet një komisionari nga Libia, i cili më pas pagoi zyrtarët libianë, raporton "CNN".

Skema lejoi "Societe Generale" të arrijë 13 investime nga bankat libiane dhe të fitojë 523 milionë dollarë fitim.

Përveç gjobës prej 585 milionë dollarësh për rastin e ryshfetit,  "Societe Generale" do të paguajë edhe 275 milionë dollarë për manipulimin e “InterBank” të Londrës gjatë majit të 2010-ës dhe tetorit të 2011-ës. Shumë kredi janë të lidhura me normën e njohur si Libor.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, banka e akuzuar për mashtrim sugjeroi se ishte në gjendje të merrte hua me norma më të mira interesi se sa realisht merrte, duke e bërë atë të duket financiarisht më e fortë dhe më e besueshme.

Ata gjithashtu theksojnë se skema e manipulimit, e urdhëruar nga drejtuesit e lartë në "Societe Generale", ndryshoi shkëmbimet e normave të interesit, kontratat e të ardhmes dhe produkte të tjera financiare në të gjithë globin.

Të fundit