Flash News

KRYESORE

‘Banorët duan mbështetje, jo propagandë’, Basha në Durrës: Të merren masa urgjentisht

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në Durrës ku ka vizituar disa nga familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm që ra ditën e shtunë. Basha shprehet se ka shumë familje që në këto momente të vështira kanë nevojë për mbështetje dhe jo për propagandë.

Kryedemokrati ka postuar në facebook një video me një nga familjet, shtëpia e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti. Bashkangjitur videos, Basha ka reshtuar edhe disa kërkesa, të cilat sipas tij, duhet të zbatohen urgjentisht.

“Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!

Kërkojmë urgjentisht:

• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.

• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.

• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.

• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, shkruan Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2996159627077213/

Të fundit