Flash News

KRYESORE

‘Banorët e Astirit nuk janë dëmshpërblyer/ Braçe i kujton Bashës ‘shtëpinë e luksit’: Le t’ua paguajë banesat me të njëjtën vlerë

‘Banorët e Astirit nuk janë dëmshpërblyer/

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me shembjen e banesave në zonën e Astirit. Teksa ishte i pranishëm në spitalin e Traumës me banorët e lënduar, lideri demokrat tha se banorët nuk janë dëmshpërblyer për banesat.

Deklaratave të tij u është përgjigjur zv.kryeministri Erion Braçe, i cili tha se vetëm për 8 objekte në lotin e parë janë paguar 148 milionë lekë dhe 360 milionë lekë për 15 objekte të tjera.

Po ashtu Braçe përmend edhe deklaratën e një banoreje të Astirit, e cila deklaroi se ka marrë 130 milionë lekë dëmshpërblim.

"130 milion leke tallje? 10 milion dollarë tallje?

A i dini numrat apo jo? Vetem per 8 objekte ne Lot 1 jane paguar e marre: 148 MILION LEKE/1.2 MILION DOLLARE!

Per 15 objekte te tjera tek Loti i 1 jane ndare parate e jane gati: 360 MILION LEKE/3.4 MILION DOLLARE!

Bejini vete llogarite! Kjo vec tallje nuk mund te jete!

Ky LYLZIM BASHA qe eshte parelli i madh shume, patjeter, tua paguaje nje shtepi sac shtepia e luksit ne bllokun e vilave ku merr fryme! Por nga leket e tija ama, nga leket e tij!", tha Braçe.

Basha viziton banorët e lënduar te Trauma: Dhuna ishte e planifikuar për të fshehur vjedhjen e madhe

Të fundit