Flash News

KRYESORE

Banorët e ‘Astirit’ përplasen me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë; drejtori i policisë sqaron protestuesit

Banorët e “Unazës së Re” po protestojnë sot për të gjashtëmbëdhjetën ditë radhasi për mbrojtjen e banesave të tyre.  Ndonëse në errësisë, banorët kanë marshuar përgjatë rrugës.

Protestuesit janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë ndaluar banorët të çajnë barrierën te kantieri i ndërtimit.

I pranishëm në protestë është dhe drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, i cili pasi ka komunikuar me banorët situata është qetësuar disi. Sipas gazetarit të News 24, acarimi i qytetarëve erdhi pas informacioneve se disa protestues janë shoqëruar në Komisariatin nr. 6.

http://politiko.al/kam-qene-e-para-qe-mu-thafte-dora-gruaja-te-unaza-e-re-flet-per-takimet-me-edi-ramen/

 

 

Të fundit