Flash News

KRYESORE

Banorët e “Astirit” protestojnë me flamuj: Ditë feste dhe regjimi, na kujtojnë Enver Hoxhën

Banorët e “Astirit” edhe në këtë ditë feste po protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja. Por sot, në përvjetorin e Pavarësisë, ata protestojnë me flamuj në dorë.

Njëri prej banorëve u shpreh për News 24 se për to kjo është një ditë feste dhe regjimi që u kujton Enver Hoxhën. “Ditë feste dhe regjimi, që më kujton të parët e tyre, Enver Hoxhën”, u shpreh qytetari.

Më tej shton se ndonëse protestat kanë qenë paqërose, reagimi i qeverisë ka qenë shumë tallës.

“Po provokohemi nga punonjës policie, grupe të ARRSH. Kanë hyrë në familje pa asnjë letër për të bërë propagandë. Por askush s’ua ka hapur derën sepse askush nuk i pranon”, u shpreh banorindërsa shprehet i bindur se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre deri në pikën e fundit të gjakut.

Të fundit