Flash News

KRYESORE

Banorët e Floqit në protestë, kërkojnë rivlerësim për banesat e dëmtuara nga tërmeti

Banorët e Floqit në protestë, kërkojnë rivlerësim

Banorët e Floqit në Korçë kanë protestuar sërish pasi i kërkojnë qeverisë që të bëjë një vlerësim të drejtë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 1 qershorit.

10 familje janë të pakënaqura me vlerësimin dhe kompensimin autoriteteve, pasi sipas tyre, e kanë të pamundur që të rindërtojnë banesat.

Protestuesit i kërkojnë shtetit një vlerësim të dytë dhe të drejtë. Banorët kanë pezulluar punimet në shtëpitë e tyre, ndërsa e quajnë qesharak kompensimin e bërë nga qeveria.

Të fundit