Flash News

KRYESORE

Banorët e kompleksit 11-katësh në Durrës e kalojnë natën në makina: Ekspertët vijnë e ikin me fjalë boshe

Banorët e kompleksit 11-katësh në Durrës e kalojnë

Kompleksi 11-katësh në qytetin e Durrësit, i cili rezultoi i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve në mure dhe shkallët e brendshme ka lënë pa shtëpi 285 familje.

Në një reagim për A2 banorët thonë se askush nuk u ka siguruar strehim.

Kam tre ditë që shkoj në bashki, por thonë ende nuk ka vende akoma. Në makinë flemë’, tha një prej banoreve.

Disa prej banorëve kanë edhe dyshime për sa i takon konstatimeve të ekspertëve mbi qëndrueshmërinë e objektit.

“Vijnë flasin thonë fjalë të bukura ekspertët, por ne dyshojmë a janë të saktë. Fjalë boshe ka gjithë kohën”, tha një tjetër banor.

Kompleksi u inspektua nga ekspertë zvicerianë dhe shqiptarë, të cilët e vlerësuan objektin si të qëndrueshëm, por të pabanueshëm.

Të fundit