Flash News

KRYESORE

Banorët e Laknasit përplasen me policinë, nuk lejojnë ndërtimin e thertores. Vëllai i pronarit: Janë keqkuptuar, do ndërtojmë agroturizëm

Banorët e Laknasit përplasen me policinë, nuk lejojnë

Banorët e Laknasit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një thertorje, ku janë përplasur me forcat e policisë.

Banorët nuk pranojnë që thertorja të ndërtohet në atë zonë ku është menduar, pasi është shumë pranë shtëpive dhe rrezikon të përhapë sëmundje.

Nuk ka akoma një konfirmim zyrtar, por sipas banorëve leja është lëshuar në ikje nga ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Banorët kanë shkuar në zyrën e kryetarit aktual dhe kanë marrë garanci se punimet do të ndalen.

Por pronari i thertores ka shkuar sot në zonën e ndërtimit të kësaj të fundit i shoqëruar me forca të shumta policie.

Banorët janë të shqetësuar për pyllin që, sipas tyre, është ndërtuar i gjithi prej tyre. Por vëllai i pronarit thotë se ata nuk do bëjnë thjeshtë thertore, por agroturizëm. Dmth, një fermë që do t’i shërbejë një restoranti. Sipasi tij banorët e kanë marrë vesh tjetër për tjetër. Ai tha se në atë truall që është tokë-shtet, do të mbillen trefish pemë.

“Ne nuk jemi zaptues pronash, sot çohen 2-3 vetë dhe nxisin njerëz të tjerë të dalin në protestë”, tha vëllai i pronarit.

Të fundit