Flash News

KRYESORE

Banorët e Lezhës 10 ditë pa drita, ish-deputeti: Në administratën e OSHEE janë militantë partie, t'i shkundim!

Banorët e dy njësive administrative Kolsh dhe Zejmen në Lezhë, prej 10 ditësh janë pa drita. Sipas ish-deputetit Eduard Ndocaj, Lezha ndodhet në këtë situatë pasi në administratën e OSHEE janë militantë partite dhe jo specialistë.

Ndocaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen bashkë para zyrave të OSHEE dhe "t'i shkundin hipokritët".

“Eshtë e turpshme dhe njëkohësisht e dhimbshme që një popull i tërë prej afro 20 mijë banorësh të dy njësive administrative Kolsh dhe Zejmen prej me tepër se 10 ditë lihen në errësire totale, dhe shkaku thjeshte se si ne administraten e OSHE ashtu edhe punonjësit e shërbimeve të tjera janë militante partie dhe jo specialiste kështu që jo energji por as linjat do vijë një moment nuk do t’i gjejnë pra kjo tregon më së miri që OSHE është sektori më i dështuar në Lezhë u bëj thirrje të gjithë banorëve të kësaj zone të majtë dhe të djathtë të gjithë të mblidhen përpara zyrave të OSHE në Lezhë e t’i shkundim këta hipokrit në të kundërt koha po tregon se analfabetët dhe kriminelët po na sundojnë çdo ditë”, shkruan Ndocaj në Facebook.

Të fundit