Flash News

KRYESORE

Banorët e pallatit të rrezikuar në Gjirokastër: Nuk është marrë asnjë masë, muret kanë pësuar çarje

Banorët e pallatit tetëkatësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, që dolën në protestë dy ditë më parë pasi pallati rrezikohej të shembej, janë ankuar se po heqin vetë baltën nga shtëpitë e tyre.

“Autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për heqjen e baltës dhe po i pastrojmë vetë. Muret në tre katet e para të pallatit kanë pësuar çarje”- shprehen qytetarët.

Më përpara prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj në një prononcim për medet i bëri thirrje banorëve që të mos kthehen në banesa edhe për disa ditë. “Do të punojmë për largimin e baltës nga pallati. I rëndësishëm është drenazhimi i ujërave. Banorët të qëndrojnë jashtë banesave edhe për disa ditë. Banesat më të dëmtuara do të dëmshpërblehen 100%”, u shpreh ai.

Mirëpo nga reagimi i qytetarëve duket se nuk është bërë asnjë përpjekje për këtë problem.

Të fundit