All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Banorët e Shkozës humbin besimin te institucionet shqiptare, kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve

All - Paragraf - 1

Banorët e Shkozës kanë dalë në protestë ditën e sotme para ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE-së për të zgjidhur problemin e shembjes së shtëpive të tyre.

All - Paragraf - 3

Duket sikur banorët e Shkozës e kanë humbur shpresën se shteti shqiptar dhe institucionet shqiptare dhe t’i japi zgjidhje problemit të tyre. Nëpërmjet një letre ata kërkojnë ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të delegacionit të BE-së.

Protestuesit shprehen se ata janë lajmëruar nga autoritetet përkatëse në një kohë të pa përshtatshme dhe se u është kërkuar të largohen prej banesave të tyre brenda një harku kohor shumë të shkurtër sepse në të kundërtën do të gjobiteshin me 5 mln lekë të vjetra.

 Ata gjithashtu shprehen se nuk janë kundra rehabilitimit të Lanës por kërkojnë të informohen se sa do të jetë dëmshpërblimi dhe se ku do të shkojnë të banojnë. Nëse ky problem nuk zgjidhet atëherë ato do të vijojnë të protestojnë sepse e shikojnë si rrugën e vetme për të zgjidhje, raporton Ora News.

Prej 3 ditësh banorët e Shkozës protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre për shkak zgjerimit të rrugës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve. Janë 153 familje që preken nga ky projekt.

 

Të fundit