Flash News

KRYESORE

Banorët e Tiranës i krahasoi me shpellarët, gazetarë dhe aktivistë kundër kryebashkiakut: Erion, mbaje gojën. Tërhiqu dhe kërko falje

Banorët e Tiranës i krahasoi me shpellarët, gazetarë dhe

Me dhjetëra aktivistë, gazetarë, juristë dhe politikanë kanë reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i krahasoi banorët e Tiranës me shpellarët që jetonin në epokën e gurit. Të shumtë janë ata që kërkojnë nga Veliaj që të tërhiqet nga kjo deklaratë dhe të kërkojë falje.

(Protesta te ‘Unaza e Re’, Veliaj i mbyll derën banorëve: Keni zaptuar tokën dhe po na bini në qafë)

Veliaj i referohej protestës që po zhvillojnë prej javësh banorët e ‘Unazës së Re’, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pa marrë një dëmshpërblim real që do u mundësojë strehimin afatgjatë.

Në rrjetet sociale, shumë personazhe sjellin raste nga SHBA se si mbrohet shtëpia, apo publikojnë të dhëna që tregojnë se janë pikërisht këta njerëz, që Veliaj i quan sot shpellarë, që e kanë votuar për të marrë postin e kryebashkiakut të Tiranës.

(Kujt i përket Tirana? Për teatrin sulmoi ‘vendasit’, sot Erion Veliaj shfryn ndaj ‘të ardhurve’ te Unaza e Re)

Disa prej reagimeve:

Rudi Erebara (Shkrimtar) - A ka Durrësi shpellarë si Tirana? Natyrshëm lind pyetja edhe jo vetëm. Pse nuk flet Dako në emër të partisë në Durrës? Përse nuk i thotë edhe ai gjërat ashtu siç janë? Të demaskojë edhe ai shpellaret kudo që ndodhen. Po shpellarët e Vlorës kush i demaskoi? Ç'ndodh me shpellarët e Fierit? Po të Lushnjes? A ka ngelur më këmbë shpellari në Korçë apo i mori Amerika? Ku është gjendja me shpellarët e Lezhës? - për këto edhe probleme të tjera na ndiqni në kongresin e vazhdimësisë: Shtrija kabllin ëireless.

Neritan Sejamini (Gazetar) - Kryebashkiaku Veliaj i quajti, sot,shqiptaret, qe mbrojne shtepite e tyre nga dhuna e tij e paligjshme, specie primitive dhe shpellare te epokes se gurit. Eshte teza me mizore qe kane perdorur serbet dhe armiqte e Shqiperise ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX per te justifikuar copetimin e Shqiperise, duke argumentuar se nje popull i tille primitiv nuk mund te veteqeverisej dhe do te ishte ne vete te miren e tij qe Shqiperia te ndahej mes fqinjeve te civilizuar.

Orjola Pampuri (Deputete) - Erion mbaje gojen, ata nuk jane as G..99 as Mjaft, jane thjesht qytetare qe mbrojne strehen e tyre... Mos Erion Veliaj, mendoji fjalet para se t'i shkruash......nuk ta fal kush fjalen dhe bemat... Je aty per qytetaret, jo kunder tyre.

Dritan Laci (Gazetar) - Mirëmëngjes shpellarë dhe shpellare. Gjez edhe ju çeçenëve ne tokat e Lal Fikut. Zoti ua befte drite mendjen deri ne zgjedhje!

Vehap Kola (Aktivist) - Do behet kryeminister ky djale! Edhe Rama i quajti shpellare dhe me voten e tyre u be kryeminister. Edhe ky, kur te behet kryeminister do t'i quaje alpine.

Armand Maho (Gazetar) - Te gjithe ata qe Lali quajti shpellare deklaronin se kane votuar per ate. Dmth i bie qe qytetaria ta kete votuar kunder! Ne fakt duhet te jesh fort shpellar te mashtrohesh nga ai skuth.

Besjan Pesha (Aktivist) - Banorët e Unazës së Re janë shpellarë - deklaroi sot banori i Kodrës së Diellit Erion Veliaj. Ata nuk as kanë pishina dimërore - shtoi ai.

Ergys Mërtiri (Sociolog) - Cinizmi me i madh eshte kur protestuesve te unazes se re iu thone se shtepite i kane ndertuar ne toke te grabitur. Pa i hyre ketij debati, se qysh e tek jane bere keto zallamahi ne kete vend, shtepite e tyre nuk po prishen per kete arsye. Homologet e tyre jane legalizuar tashme kudo neper periferite e Tiranes. Pretendimi se shteti po grabit truallin e grabitesve eshte nje cmenduri uleritese.

Ylli Manjani (Jurist) - Po po, shpellarë jemi të gjithë ne që e votuam këtë kryetar Bashkie! Ka shumë të drejtë! Do ketë të drejtë edhe më shumë po e votuam prap.

Agim Xhafka (Gazetar) - Erion,e di pse nuk prishen shtëpiat në USA pa u paguar më parë vlera e plotë,cent më cent? Se atje ka një ligj që lejon mbajtjen e armës për të mbrojtur shtëpinë. Kaq. Nxirrni dhe këtu një ligj të tillë e ta shohësh pastaj pçst kur të mendosh të rrafshosh qoftë dhe një avlli pa e dëmshpërblyer më parë.

Nikoleta Kovaçi (Gazetare) - A e kuptoni ç`a do të thotë me i thanë kujt Erion Veliaj: "shpellar"?!!! Do të thotë; fundi i kësaj bote!

Oerd Bylykbashi (Deputet) - "Shpellaret" fisnike kunder barbareve‎… Po fundja termi "shpellar" eshte fisnik ne kete diskutim. Shpella ishte shtepia dhe mbrojtja e njerezve perballe barbareve qe vrisnin, plackisnin dhe shkaterronin cdo gje. Ndaj keta "shpellaret" pleq, burra gra e femije qe sot protestojne per te drejten qe barbaret e pushtetit qendror dhe lokal, Edi Rama dhe Erion Veliaj, te mos ‎u prishin shtepite, kane po aq te drejte te reagojne sa kuksianet, te cileve ua penguan te hyrjen ne shtepine e tyre.

Danjel Bica (Aktivist) - Kur voton PS edhe quhesh me etiketen SHPELLAR pse mbron pronen e shtëpinë tënde...

Ilir Cara (Gazetar) - "SHPELLAR": Per nje banderole sporadike me kontekst racist te shpalosura nga disa tifoze te Partizanit reaguan gjithe instancat e shtetit. Kane kaluar 24 ore nga deklarata diskriminuese e kryebashkiakut te kryeqytetit, por asnje deklarate distancuese apo falje nuk ka dale nga instancat shtetrore. Nuk e di cfare mendimi ka shtetari me I ri I kesaj republike, qe ne vendlindje ka nje shpelle te vecante, si Shpella e Merkuthit. Shpellar me plot kuptimin e fjales eshte ai qe ka dale nga "shpella" e shpartalluar nga shtabet ushtarake...

Mirela Cela Jorgo (Juriste) - Njeriu qe mbron banesen e tij nuk eshte shpellar. Shpellaret te dhane voten Erion qe po nxjerr sterkala nga goja

Të fundit