Flash News

KRYESORE

“Banorët e Tiranës pinë ujë nga një bot nafte”, punonjësi denoncon abuzimet te UKT: Shefi na ofendon me libër shpie

Një punonjës i UKT ka denoncuar rastet e abuzimeve që ndodhin çdo ditë në parkun e mjeteve, pranë këtij institucioni në Tiranë.

Punonjësi i shkruan këshilltarit të PD, Akil Kraja në rrjete sociale dhe ankohen për abuzimet që bëhen me karburantin dhe se si i detyrojnë vartësit që të firmosin për mandatin e tërheqjes për aq sa thotë shefi, dhe jo aq sa furnizohen realisht mjetet.

Po ashtu, ai denoncon edhe rastin e përdorimin e një boti nafte qe kthehet në një mjet transporti uji të pijshëm.

Denoncimi:

Çmimi i ujit për banoret e Tiranes u rrit.

Por si shpenzohen keto para ?

Një bot nafte qe kthehet ne nje mjet transporti uji te pijshëm? Punonjës qe riparojnë vete mjetet e tyre ?

Punonjësi i UKT denoncon abuzimet deri tek gjerat me te vogla tek parku i mjeteve te UKT...

Bashkia Tirane te adresoje menjëherë një audit mbi këto shqetësime. Shëndeti publik nuk mund te jete objekt abuzimesh të tilla te ulëta...

 

Të fundit