Flash News

KRYESORE

Banorët e Unazës së Re mbjellin pemë në përkujtim të Ardit Gjoklajt

Banorët e Unazës së Re mbjellin pemë në përkujtim

Banorët e ‘Unazës së Re’ vijuan me protestën e tyre edhe gjatë pasdites së sotme. Në shenjë solidaritet me Ardit Gjoklajn, i gjetur i pa jetë në landfillin e Sharrës dy vite më para, ata mbollën një pemë me emrin e tij.

“Kjo është një pemë bliri dhe a jeni dakord ta quajmë Ardit Gjoklaj?”, është shprehur një nga banorët në kujtim të 17-vjeçarit, për të cilën akuzohet si shkaktare një firmë kontraktore nga Bashkia e Tiranës.

Banorët e ‘Unazës së Re’ protestojnë prej 3 muajsh të pakënaqur me çmimin e kompensimit të ofruar nga qeveria. Loti i parë i projektit është anuluar, pasi firma fituese e tenderit, DH Albania kishte falsifikuar dokumentat.

Të fundit