Flash News

KRYESORE

Banorët e 'Unazës së Re' paralajmërojnë ARRSH: Pasi të legalizohen objektet, le të nisim negociatat

Banorët e 'Unazës së Re' paralajmërojnë

Banorët e ‘Unazës së Re’ zhvilluan protestën e tyre te rradhës kundër çmimit të ulët të kompensimit të banesave të tyre, pasi rrezikojnë të mbeten pa shtëpi.

Ata kanë kërkuar legalizim të plotë për pronat e tyre, duke hedhur poshtë çdo marrëveshje të mundshme me ARRSH.

“ARRSH mos guxojë të sjellë vlerësuesit nesër. Nuk do të pranojmë vlerësuesit e ARRSH. Pasi të legalizohen të gjitha objektet shtëpi dhe biznese mund të nisim bisedimet”, u shprehën ata, gjatë protestës se sotme.

Ne proteste nuk munguan edhe parullat në mbrojtje të Daniel Dobrës, 18-vjeçarit të akuzuar për plagosjen e efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuka.

“Edi Rama sikur të gjithë burrat t’i fusësh në burgjet e komunizmit do qëndrojnë gratë, fëmijët dhe pleqtë. Të gjithë jemi Danieli. Të gjithë kemi dalë për shtëpitë tona, poshtë ky krim që po na merr në qafë”, u shpreh një nga banorët.

Të fundit