Flash News

KRYESORE

Banorët e Vlorës debat me kryebashkiakun Leli dhe administratorin: Thelloni lumin, mos na shpërndani patate

Banorët e Vlorës debat me kryebashkiakun Leli dhe administratorin:

Banorët e prekur nga përmbytjet e lumit Vjosë janë përplasur ditën e sotme me kryebashkiakun Dritan Leli dhe administratorin Kanan Shakaj, për strategjinë e pëdorur nga bashkia për t’u përballur me këtë situatë.

Banorët janë ankuar se ky nuk ishte viti i parë që u shkatërrohen shtëpitë nga uji, ndërkohë që bashkia nuk ka marrë asnjë masë. Ata kërkuan thellimin e lumit dhe jo shpërndarjen e patateve që u dhurohen nga bizneset private.

Administratori Shakaj ka akuzuar banorët se kanë ndërtuar shtëpitë buzë lumit, ndërsa këta të fundit i kanë kujtuar se edhe ai vetë e ka ndërtuar shtëpinë mbi kolektor.

 

Të fundit