All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Banorët e Zharrëzës ‘presin në besë’ Blushin, votat ia japin Edi Ramës

All - Paragraf - 1

Banorët e Zharrëzës rrezikohen çdo ditë nga aktiviteti i kompanive të naftës që veprojnë në atë zonë dhe që mbrohen me fanatizëm nga pushteti në Tiranë. Uji shpesh herë nuk është i pijshëm dhe për të mos folur më pas për ndotjen e ajrit.

All - Paragraf - 3

Disa prej banorëve të Zharrëzës hynë në grevë urie për muaj me radhë dhe u nisën në këmbë në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndonëse mendohej se Zharrëza do ta ndëshkonte me votë Ramën, ka ndodhur e kundërta. Partia Socialiste ka dalë parti e parë në këtë zonë, me diferencë të madhe nga PD, që renditet e dyta.

Ajo që bën përshtypje janë 47 votat e vetme që LIBRA e Ben Blushit ka marrë nga banorët e Zharrëzës, ndonëse ishte i vetmi që mbështeti kërkesat e tyre. Sikur vetëm grevistët dhe familjarët e tyre të kishin votuar për LIBRA-n, rezultati duhet të ishte më i lartë për këtë parti, por kjo nuk ka ndodhur.

Grevistët dhe banorët e Zharrëzës mesa duket e kanë harruar angazhimin e Blushit në terren dhe faktin se në televizionet kombëtare, të cilat censuruan protestën e tyre, ata fitonin hapësirë vetëm nëpërmjet fjalimeve dhe përplasjeve të kreut të LIBRA-s në Kuvend, kur mbronte çështjen e tyre.

Të fundit