Flash News

KRYESORE

Banorët hapin me lopata 3 km rrugë, deputeti i PD-së: Me zë dhe figurë mashtrimi Bashkisë

Banorët hapin me lopata 3 km rrugë, deputeti i PD-së: Me zë

Deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi njofton se banorët e fshatrave Dipjakë dhe Shumbat kanë hapur vetë rrugën, e cila ishte e pakalueshme për shkak të reshjeve të dëborës, dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia.

Deputeti i PD-së thotë se banorët janë detyruar të organizohen të gjithë me lopata dhe të hapin 3 km rrugë për rastet e emergjencave shëndetësore.

“Fadroma e klientëve të Bashkisë ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetëra metra dhe është kthyer. E njëjtë edhe për fshatin Dipjakë ku ka kaluar dhe është kthyer në mes ,por rruga është sërish e pakalueshme. Ndërsa në fshatrat e tjera nuk ka shkuar fare”, shkruan Gjunkshi.

Postimi i plotë i Xhemal Gjunkshit

Banorët e fshatrave Dipjakë dhe Shumbat duke hapur me lopata rrugët e fshatrave të tyre, duke treguar me zë dhe figurë mashtrimin e Bashkisë se gjoja ka hapur rrugët.

Të izoluar prej një jave banorët e Shumbatit janë detyruar të organizohen të gjithë me lopata të hapin 3 km rrugë për rastet e emergjencave shëndetësore.

Fadroma e klientëve të Bashkisë ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetra metra dhe është kthyer. E njëjtë edhe për fshatin Dipjakë ku ka kaluar dhe është kthyer në mes ,por rruga është sërish e pakalueshme. Ndërsa në fshatrat e tjera nuk ka shkuar fare.

Një kafe me ta duke dëgjuar hallet dhe problematikat me të cilat përballen ato këto ditë izolimi.

 

 

Të fundit