Flash News

KRYESORE

Banorët i dërgojnë sms, Damian Gjiknuri: Kam bërë fjalë me atë, s’po dëgjon

Prej disa ditësh banorët e fshatit Nivicë në Sarandë po protestojnë për hapjen e rrugës e cila ju krijon mundësi që të shkojnë në plazhin e Kakomesë. Banorët kanë ndërhyrë disa herë forcërisht ku kanë shembur edhe portën e vendosur nga privati çka ju krijon mundësi atyre të shkojnë në plazhin publik që ndodhet pranë fshatit të tyre por edhe në Kishën e cila gjendet brenda pjesës së rrethuar.

Për këtë kërkesë të tyre banorët u takuan dje edhe me kryetarin e Bashkisë së Himarës por pa mundur të marrin një zgjidhje ndërsa i kanë dërguar një mesazh edhe ministrit të Transporteve, njëherësh deputet i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri.

Saranda Web ka publikuar mesazhin që kryetari i fshatit Nivicë i ka dërguar Gjiknurit por edhe përgjigjen që ministri i ka kthyer atij. Në mesazhin në fjalë, në emër të banorëve, kryetari i fshatit kërkon ndërhyrjen e ministrit për zgjidhjen e situatës ndërsa përgjigja e Damian Gjiknurit është se ‘kam bërë fjalë me atë Luanin e spo më dëgjon’.

Sipas banorëve Luani që përmend Gjiknuri në mesazh është personi që ka vendosur rrethimin në zonën e Kakomesë. Mesa duket ministri i Transporteve është i pafuqishëm përballë ‘Luanit’ për të ndërhyrë për hapjen e rrugës e cila është ndërtuar me fonde publike dhe që të çon në një plazh publik.

 

 

 

 

Të fundit