Flash News

KRYESORE

Banorët përplasen me kryebashkiaken e Gjirokastrës: Mos më thuaj mua “edhe 3 ditë”. Të mori votën, të pordhi mu në shportë ajo

Banorët e pallatit që rrezikon shembjen në qytetin e Gjirokastrës ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për problemin me banesën e tyre.

Gjatë një takimi pasditen e sotme me kryetaren e Bashkisë, Zamira Rami, banorët janë irrituar duke i kujtuar Ramit periudhën kur kërkonte vota në Gjirokastër.

Banorët shprehen se e vetmja përgjigje që kanë marrë nga bashkia ka qenë: Do zgjidhet për 3 ditë.

‘Fax News’ raporton nga Gjirokastra se shumica e banorëve janë evakuuar, por ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare për banesat e tyre.

“Ajo rri aty si nusja e bukur”, ish-të përndjekurit përplasen me ministren e Drejtësisë; Gjonaj nuk përballet por u shmanget

Debati mes banorëve dhe kryetares së Bashkisë:

Banori: Mos më thuaj mua “Edhe 3 ditë, edhe 3 ditë“. Më mirë thuaj që nuk bëhet gjë.

Kryetarja : Besoj se isha e qartë

Banorët: Jo, jooo. Nuk ishe e qartë. Dal të flasim ne një minutë.

Kryetarja: Të dashur banorë…

Banori: Zamira, pse mi motra ime? Si Flamur Bimja do bëhesh ti moj motra ime? Si Flamur Bimja do bëhesh ti që hëngri 13 vjet a 12 vjet sa hëngri e s’bëri murin akoma?

Kryetarja: Ne kemi 1000 vende ku mund t’ju akomodojmë provizorisht. Më kuptoni dhe ju mua në këtë pjesë.

Banori: Në rregull je ti motra ime.

Kryetarja: Ju falenderoj shumë

Banor tjetër: Ne na ke në pallat. Nuk na sqarove asgjë…

Banori: Shiko sa bukur na sqaroi…

Oooo ti Kryetare? Ka mundësi? (Kryetarja largohet)

Banori tjetër: Të mori votën, të pordhi mu në shportë ajo, ç’a thua ti. Për 4 vjet se luan as topi atë mo.

Të fundit