Flash News

KRYESORE

Banorët rrezikojnë shembjen e banesës, Rama: Qeveria s'ka fuqi mbi vendimet e gjykatave!

Banorët rrezikojnë shembjen e banesës, Rama: Qeveria s'ka

Pesë familje rrezikojnë të mbeten pa shtëpi në “Petro Nini Luarasi”, pasi kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Pas ministrit Sandër Lleshaj, i cili e konsideroi jo dinjitoze dhe efektive ndërhyrjen e policëve, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Në Twitter ai shkruan se qeveria s'ka fuqi mbi vendimet e gjykatave. Ndërsa mediat që pasqyruan përplasjen e policisë me banorët, i konsideron “Kazan që përzien gjërat pa lidhje”.

Reagimi i Ramës:

“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!Qeveria s'ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t'i përgjigjet Përmbarimit”.

 

Të fundit