Flash News

KRYESORE

Banori i drejtohet Ramës: Kur erdhe në fshat shoferi juaj bëri një shkelje

Banori i drejtohet Ramës: Kur erdhe në fshat shoferi juaj bëri

Kur Edi Rama erdhi në pushtet nga zyra e shtypit të kryeministrit shpërndaheshin në media video dhe foto, ku eskorta e kreut të qeverisë qëndronte në semafor duke respektuar këmbësorët.

Por, duket se kjo ‘propagandë’ bëhet vetëm në Tiranë, aty ky vëmendja është më e madhe. Një prej banorëve, gjatë dëgjesës publike të zhvilluar në Dropull, ju drejtua Ramës duke i thënë se kur hyri në fshat shoferi i tij bëri një shkelje, duke ju referuar qarkullimit rrugor.

“Juve, kur hytë këtu në fshat, jo juve po shoferi juaj, ka bërë një shkelje (të qarkullimit rrugor), kaloi këtu (tregon vendin). Neve si fshat na kanë bërë stacionin 2 kilometra më tutje...”, tha banori i cili u ndërpre nga kryeministri.

Rama nuk bëri koment sa i takon konstatimit të banorit se eskorta e tij shkeli rregullat e qarkullimit, ndërsa për stacionin tha se është punë e bashkive.

Të fundit