Flash News

KRYESORE

Banori i Lunxhërisë: Ja si e fitoi tenderin e tokave vëllai i Vangjel Tavos

Banori i Lunxhërisë: Ja si e fitoi  tenderin e tokave vëllai i

Deputetët e PS-së në Gjirokastër kanë nisur prej disa ditësh turin e dëgjesave publike.  Flamur Golemi ishte në fshatin Valare për një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative Lunxhëri.  Gjatë takimit një prej banorëve i ka treguar rastin e një tenderi, për të cilën tha ai, e fitoi padrejtësisht firma e Gole Tavos, vëllait të deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

“Një tender u bë vjet në shkurt. Morën pjesë 6 persona. Tenderi ishte stisur për një person, që ta merrte ai. Tre u skualifikuan. Mbeta unë, një fierak dhe një firmë e Gole Tavos. Megjithëse nga 12 pikat, firma 5 nuk i plotësonte dhe mjaftonte një pikë për ta skualifikuar, rezultoi që ajo doli fituese”, thotë banori duke denoncuar këtë rast, sipas tij të pastër të abuzimit me pushtetin.

Të fundit