Flash News

KRYESORE

Banori i përmend Ramës emrin e Peleshit, Pendavinjit dhe Xhaçkës: Që kur janë bërë deputet premtime me thesë por asnjë ndryshim

Banori i përmend Ramës emrin e Peleshit, Pendavinjit dhe

Një prej banorëve të Korçës i ngriti si shqetësim kryeministrit Edi Rama, problemin e ujërave të zeza në lagjen 17 të qytetit. Banori përmendi gjithashtu emrat e disa prej deputetëve socialistë të Korçës duke thënë se kanë bërë premtime me thasë por prej 18 vitesh ky problem nuk është zgjidhur.

“Jam banor i lagjes 17 në qytet. 18 vjet po bëjmë me ujërat e zeza në pragun e shtëpisë. Që kur është bërë deputetët, Peleshi, Pendavinji, Xhaçka, premtime me thesë. Edhe sot fëmijët lozin mes ujërave të zeza”, u shpreh ndër të tjerash banori.

Në përgjigjen ndaj banorit, Rama nisi të listonte disa prej investimeve të bëra nga qeveria në Korçë.

Të fundit