Flash News

KRYESORE

Banorja e ‘Astirit’: Nuk më informuan që do shembej shtëpia, kishin bërë kryq në murin e banesës

Banorja e ‘Astirit’: Nuk më informuan që do shembej

Një prej banoreve të zonës së ‘Astirit’, banesa e së cilës preket nga projekti i Unazës së Madhe, tha se ajo është informuar vetëm pasi ka parë në numrin e banesës një kryq.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Dritare’, banorja tha se nuk ka asnjë lloj komunikimi me asnjë prej institucionet.

“Jam në proces legalizimi dhe shtëpia ime nuk është legalizuar. Vij nga puna dhe shikoj një kryq në murin e banesës.

E kam marrë vesh vetëm nga kryqi dhe diskutimi që është bërë mes banorëve.

Nuk kam asnjë lloj komunikimi thjesht dëgjoj çfarë flitet nga qeveria që do marrin shpërblim vetëm ata që kanë banesa të legalizuara”, u shpreh banorja.

Të fundit