Flash News

KRYESORE

Barazime dramatike; Spanja dhe Portugalia kalojnë fazën e grupeve pa shkëlqim

Barazime dramatike; Spanja dhe Portugalia kalojnë fazën e grupeve pa

Spanja e ka mbyllur fazën e grupeve me një barazim 2:2 ndaj Marokut. Ndonëse ishte parashikuar një ndeshje e lehtë, nuk ka rezultuar aspak e tillë.

Afrikanët kaluan fillimisht në avantazh me anë të Butain në minutën e 14-të pas një aksioni të bukur, por reagimi i spanjollëve ishte i menjëhershëm duke barazuar 5 minuta më vonë me Iskon.

Marokenët befasuan sërish në të 81’, me anë të El-Nesyri, ndërsa ekipi i Fernando Hierros barazoi në minutën e 91-të me Iaho Aspas.

Spanjollët renditen në vendin e parë me 5 pikë, as sa ka edhe Portugalia, e cila ndodhet në vendin e dytë.

Marok: Butaib 14′ 

Spanjë: Isko 19′

Marok: En Nesyri 81'

Spanjë: Aspas 90'

Edhe ndeshja tjetër e grupit B mes Iranit dhe Portugalisë përfundoi me rezultatin e barabartë, 1:1. Fillimisht, ekipi portugez kaloi në avantazh në minutën e 45, pas një gjuajtje të bukur të Kuerezmës, ndërsa Ronaldo humbi një penallti në minutën e 52.

Ekipi iranian nuk u dorëzua dhe kur ndeshjes po i vinte fundi barazoi në minutën e 93-të me një penallti të shënuar nga Ansarifad.

Portugali: Kuarezma 45′

Penaltia e humbur e Ronalos 53'

Iran: Ansarifad 90+3

Të fundit