Flash News

KRYESORE

Barazimi me Bullgarinë, Kosova nuk e njeh humbjen në futboll

Në 12 ndeshjet e fundit ndërkombëtare, përfaqësuesja e Kosovës nuk ka njohur asnjë disfatë. Në këtë renditje, Brazili dhe Anglia renditen pas Kosovës me 7 ndeshje pa asnjë humbje, Gjermania me 4 ndeshje dhe Franca me 3 të tilla.

Barazimi që kosovarët morën ditën e djeshme në Prishtinë kundër Bullgarisë tregoi edhe një herë tjetër se ekipi premton shumë për të ardhmen.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës për eliminatoret e ‘Euro 2020’, që tashmë renditet e treta në grupin ‘A’ me 1 pikë, ndërkohë që Bullgaria dhe Anglia kanë zhvilluar nga dy ndeshje, renditen më sipër me nga dy dhe gjashtë pikë.

Ndonëse është shumë herët për të folur për kualifikimin, skuadrat e tjera në grupin ‘A’, Mali i Zi dhe Çekia, kanë një paraqitje tepër negative dhe për Kosovën nuk duken një pengesë e pakalueshme.

Me performancën e treguar deri më tani, duket se kundërshtarët e vetëm të kosovarëve në këtë grup janë anglezët.

12 ndeshjet e Kosovës pa humbje

Ndeshjet e radhës për Kosovën

Të fundit