Flash News

KRYESORE

Barbana Dini flet për herë të parë publikisht pas ndarjes nga jeta të vëllait Ergi

Barbana Dini flet për herë të parë publikisht pas ndarjes

Pas vdekjes së vëllait, Ergit,  Barbana Dini ka dalë një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

 Mes dhimbjesh ajo tregon se asgjë e mirë nuk vjen nëse mbytemi në trishtim. Pavarsisht çdo dhimbje që përjetojmë është e nevojshme të gjesh forcën që të ecësh përpara dhe mos të bëhemi pre e dhimbjes dhe rob i saj.

Ajo e ka shumë të vështirë të flasë për këtë temë sepse ka shumë persona me të njëjtën dhimbje të cilët kërkojnë prej Dinit ndihmë për të ecur përpara.

 Si një fanse e zjarrtë e Ergi Dinit ajo shprehet se rikthimi saj në skenë i dedikohet vetëm atij.

“Të ngushëllosh është art më vete” kështu është shprehur ajo teksa falënderonte përzemërsisht të gjithë ata të cilët i kanë qëndruar pranë dhe e kanë ngushëlluar gjatë kësaj periudhe kaq të vështirë për të. Këngëtari 21 vjeçar Ergi Dini, humbi jetën në një aksident me motor natën e 21 nëntorit në Tiranë.

Të fundit