Flash News

KRYESORE

Barbana Dini: Nuk do vesh kurrë fustan nusërie, s`kam më arsye për të festuar

Vetëm tre vite më parë, showbizz-it shqiptar u trondit nga humbja e Ergi Dinit, një prej talenteve të reja në muzikë i cili ishte shumë i dashur për publikun. Aksidenti fatal me motor i mori jetën në moshën 22-vjeçare dhe përveç dhimbjes që shkaktoi tek të afërm e miq, ndarja e tij nga jeta ishte shkatërruese veçanërisht për familjen e tij. Motra e të ndjerit, këngëtarja Barbana Dini shkëputi çdo projekt muzikor dhe nuk bëri më këngë që prej asaj dite dhe daljet e saj publike ishin shumë të rralla. Por pas tre vitesh, ajo ka vendosur të rikthehet në muzikë, pas rikuperimit të asaj ngjarjeje, e cila nuk fshihet kurrë. "Libri i Dashnisë" titullohet kënga që ka rikthyer Barbanën në muzikë, por mesa duket zemra e Barbanës vazhdon të jetë e thyer, pasi në një intervistë për "Mirage", ajo ka treguar vendimin e trishtë që ka marrë, që nuk do të veshë më kurrë fustan nusërie. “Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar.”

Të fundit